A do ta sulmojë Irani Izraelin?

Nga Mary Dejevsky “The Independent”

Deklaratat nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara ditët e fundit,tregojnë tensionin shumë të lartë që ekziston në një nga rajonet më të rrezikshme të botës. Nga Teherani erdhi një fjalim televiziv i udhëheqësit iranian, Ayatollah AliKhamenei, i cili paralajmëroi hapur dhe për herë të parë se Irani do ta ndëshkojë Izraelin për sulmin ndaj konsullatës sëtij në Damask të Sirisë javën e kaluar, ku mbetën të vrarë 13 njerëz, përfshirë disa zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare. 

“Ky regjim i lig duhet të ndëshkohet dhe do të ndëshkohet!”-tha ai. Më pas nga Uashingtoni erdhi një reagim publik nga presidenti Xho Bajden, që u zotua se në rastin të një sulmi nga Irani, Izraeli do ketë mbështetjen e plotë të SHBA-së. Ndërsa të dyja deklaratat duken shumë të drejtpërdrejta, ato fshihnin edhe mesazhe të tjera.

E para u interpretua si një shenjë se është e pashmangshmenjë lloj hakmarrjeje e Iranit. Por mund të ketë qenë gjithashtu një përpjekje e udhëheqësit të Iranit për të zbutur zemërimin popullor, përfshirë atë të Gardës Revolucionare, si dhe për të hedhur poshtë çdo shenjë dobësie apo pavendosmërie nga ana e tij.

Ndërkohë edhe deklarata e Bajden, nuk ishte vetëm një premtim mbështetjeje për Izraelin, por edhe një paralajmërim për Iranin se në rastin e një sulmi, do të duhet të përballetedhe me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. 

Por deklarata e tij e ashpër mund të jetë bërë enkas si një kundërpeshë ndaj kritikave të tij të mëparshme për operacionet e Izraelit në Gaza, por edhe thirrjeve për një armëpushim, në mënyrë që Irani apo milicitë që e mbështetin në rajon, të mos arrijnë në përfundimin se mbështetja e Uashingtonit për sigurinë e Izraelit është më e vogël nga sa ka qenë ndonjëherë.

Megjithatë, nëse është dikush që përballet me dilemën se çfarë të bëjë më pas, ai është Irani. Menjëherë pas sulmeve të 7 tetorit 2023 të Hamasit ndaj izraelitëve, Irani u shpreh qartë se nuk kishte ndërmend ta shfrytëzonte situatën apo të ndërhynte vetë. 

Dhe qëndrimi erdhi nga i njëjti Ajatollah, që tani këmbëngul se duhet të ketë ndëshkim për shkak të sulmit izraelit nëkonsullatën e Damaskut. Por realisht, si mund të mos ketë njëpërgjigje nga Irani, pa diskreditimin e udhëheqjes së tij? Për më tepër heshtja mund t’i japë Izraelit nxitjen për më shumë sulme të tilla. 

Midis sulmeve të 7 tetorit 2023 dhe atij të 1 prillit në konsullatën e Iranit në Siri, Irani duket se e ka mbajtur nëpërgjithësi fjalën. Nuk ka pasur asnjë përshkallëzim të dukshëm në sulmet e Hezbollahut ndaj Izraelit nga Libani Jugor. Dhe nuk kishte asnjë provë për ndihmën e Teheranit, as për Hamasin për të mbrojtur Gazën kundër Izraelit, dhe as për rebelët Houthi të Jemenit që sulmonin anijet kryesisht aleate të Perëndimit dhe të Izraelit në ujërat e Detit të Kuq.

Izraeli e kreu sulmin e tij ndaj konsullatës së Iranit nëDamask, pavarësisht se do të shihej si një hap shumë ekstrem në raport me veprimet e tjera që kishte ndërmarrë jashtë kufijve të tij që nga 7 tetori. Ndërsa Izraeli dhe Irani mund të përfshihen në manovra me rrezikshmëri të lartë, kjo nuk do të thotë se ato nuk kanë arsyet e tyre.

Irani është dobësuar nga protestat – sidomos nga gratë që kërkojnë më shumë të drejta. Zgjedhjet e fundit parlamentare -që ende mund të rezultojnë destabilizuese, sado jo-demokratik që është regjimi – vetëm sa do t’i kenë shtuar udhëheqësve iranianë ndjenjën e pasigurisë. 

Edhe pse votimi favorizoi status quo-në, pjesëmarrja, me prej vetëm 41 për qind, ishte më e ulëta që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, ndaj vështirë se një shprehje masive e besimit tek regjimi. Kjo nuk është koha e përshtatshme që Teherani të përfshihet në një luftë, por ai nuk ka luksin tëshfaqë dobësi.

Sa i përket Izraelit, është e vështirë t’i shpëtosh përshtypjes se ai i ka shfrytëzuar trazirat në dhe përreth Gazës për të goditur fuqinë që e sheh si kërcënimin e tij kryesor:Irani. Hamasi është një lloj armiku asimetrik, një kërcënim i paparashikueshëm dhe shpesh i çorganizuar. 

Por është një armik, nga i cili Izraeli mund dhe duhej të ishte në gjendje të mbrohej. Fakti që nuk ndodhi ose nuk mundi atë mbrëmje tetori, përbën një dështim të madh të shërbimeve tëinteligjencës dhe më pas të gatishmërisë ushtarake. 

Por mënyra e vetme, sipas të cilës Hamasi mund të kishte paraqitur një kërcënim real për mbijetesën e shtetit të Izraelit,do të kishte qenë nëse sulmi i tij do të pasohej nga një kryengritje më e përgjithshme e palestinezëve në Bregun Perëndimor, ndoshta e ndihmuar dhe nxitur nga Autoriteti Palestinez. 

Por kjo nuk ndodhi. Irani përbën një kërcënim të një llojitjetër, kundër të cilit Izraeli tani është edhe më i vendosur të mos që reshtur së qeni vigjilent. Gjatë vizitave që kam kryer në Izrael gjatë 20 viteve të fundit, më ka bërë shumëpërshtypje shqetësimi mbi Iranin në thuajse çdo nivel të shoqërisë, por veçanërisht në elitën drejtuese të vendit.

Asnjë fuqi tjetër rajonale, nuk duket se i afrohet Iranit sa i përket kërcënimit që ai perceptohet se paraqet për Izraelit. Por shpesh më është dukur – ndoshta gabimisht – se ky gjykim e ka tejkaluar vlerësimin racional të aftësive iraniane, apo të mënyrës sesi Irani mund t’i analizojë interesat e veta.

Në një farë mënyre, duket se i ngjan kërcënimit kinez, siç perceptohet nga shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht nga anëtarët e Kongresit. Apo ajo e kërcënimit rus, siç shihet nga shumë njerëz në establishmentin e Britanisësë Madhe, që i ka rrënjët në dyshimin e ndërsjellë.

Sa i përket origjinës së frikës së izraelitëve ndaj Iranit, dikush mund të kujtojë rrezikun që ka paraqitur islami militant sidomos pas Revolucionit të Iranit, apo deklaratën famëkeqe të vitit 2005 nga presidenti i atëhershëm i Iranit, MahmoudAhmadinejad, që bënte thirrje që Izraeli të fshihej nga harta. 

Që nga ajo kohë, kjo deklaratë është vënë në dyshim dhe është mohuar. Gjithsesi nuk ka pasur asnjë përpjekje nga asnjëra anë për një afrim, për të mos folur pastaj për normalizim të marrëdhënieve. Një faktor ndikues, duhet të jetë edhe mungesa e vazhdueshme e marrëdhënieve diplomatike midis SHBA-së, mbështetësit kryesor të Izraelit, dhe Iranit, më shumë se 40 vjet pas krizës së pengjeve të viteve 1979-1981.

Një faktor tjetër, mund të jenë ambiciet bërthamore të Iranit.Edhe pse mund të ketë konfuzion nga të dyja palët për sa i përket veprimit dhe reagimit. Dihet se Izraeli zotëron armëbërthamore, i justifikuar nga shqetësimet e tij të sigurisë në një rajon armiqësor.

Por ai nuk tregon zyrtarisht sasinë, dhe vazhdon të qëndrojëjashtë çdo marrëveshjeje ndërkombëtare të mospërhapjes sëkëtyre armëve. Nga ana tjetër, Irani, që mund ta konsiderojë pajisjen me armë bërthamore më pak si qëllim në vetvete dhe më shumë një kundërvënie ndaj Izraelit, ka parë pengimin e ambicieve të tij nga përpjekjet e përsëritura të SHBA-së dhe BE-së.

Së pari për ta vendosur atë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare dhe më pas – pasi dyshohet se janë shkelur kushtet – për të eliminuar plotësisht programin e saj bërthamor përmessulmeve me raketa, sabotimeve apo vrasjes së shkencëtarëve të saj.

Edhe nëse qëllimi i tij fillestar ishte kryesisht civil apo ushtarak, tani është vështirë të zbulohen të drejtat dhe gabimet e programit bërthamor të Iranit. Por padrejtësia e perceptuar nga Irani, është po aq e thellë sa edhe frika e Izraelit ndaj Iranit.

Dhe nëse mund të ketë një tension aty ku kundërshtarët e vjetër kanë secili një kapacitet armësh bërthamore, ata mund të jenë më të kujdesshëm për të mos hyrë në një luftë midis tyre. Kështu ndodhi me SHBA-në dhe Rusinë gjatë Luftës së Ftohtë, India dhe Pakistani dekadat e fundit. 

Por kjo vetëpërmbajtje, mund të mos vlejë në përballjen midis Izraelit dhe Iranit. Sepse armiqësia dhe dyshimi midis tyremund të jenë shumë të thella. Që të gjitha këto konsiderata e thellojnë dilemën për Iranin, kur mendon se si të reagojë ndaj sulmit të Izraelit kundër gjeneralëve të tij në Damask. 

Të thuash që opsionet e Teheranit janë të kufizuara, do të ishtenjë nënvlerësim. Dobësia e tij e padyshimtë politike dhe ushtarake, flet kundër fillimit tënjë operacioni tepër të rrezikshëm, ndërsa e njëjta dobësi nuk i lë zgjidhje tjetër veçse të përgjigjet në një farë forme.
Ndërkohë, siç e tregon paralajmërimi i presidentit Bajden, edhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të shohin dhe presin se si do tërrjedhin gjërat.