Studentët refuzojnë sërish dialogun me Ramën, heqin stolat prej guri para Kryeministrisë

Protesta e studentëve është sot në ditën e 11-të. Këtë të premte, studentë dhe pedagogë janë mbledhur para Kryeministrisë, teksa kërkesa e tyre mbetet dorëheqja e Ramës.

Ky i fundit ftoi sërish studentët për dialog, por kërkesa e tij u refuzua nga të rinjtë.

Ata kanë hequr nga vendi stolat prej guri të vendosur përpara godinës së Kryeministrisë dhe iu kanë vënë zjarrin shilteve, duke i dhënë një mesazh të qartë Ramës se nuk ulen me të për bisedime.

Protesta ka nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa studentëve u janë bashkuar pedagogë, qytetarë dhe mjekë, të cilët kanë dalë në mbështetje të kërkesave të të rinjve.

Ndërkohë nesër është paralajmëruar për protestë kombëtare, ku pritet të marrë pjese edhe diaspora.