Një student i sapodiplomuar për Mjekësi të Përgjithshme i është bashkuar protestës së sotme, e cila po mbahet para Kryeministrisë.
I riu foli për problematikat që prekin sot sistemin shëndetëso, duke ndarë për edhe një histori personale.
I prekur emocionalisht, studenti foli edhe për humbjen e nënës së tij nga kanceri i gjakut, duke ngritur shqetësime për mungesat në trajtimet onkologjike dhe kimioterapitë që ofrohen në vend.
“Unë jam i sapodiplomuar për mjekësi të përgjithshme, ky ishte solidaritet që mund të ofrojmë sepse kemi parë për mbi 130 ditë me revolucionin e flamingove pame edhe lëvizjen e studentëve që u cilësuar si e dhunshme, por pamë një përbuzje që është ende sot nga pjesa e mazhorancës dhe në veçanti nga kryeministri. Nuk janë adresuar problematikat që studentët ngrenë. Ka ardhur momenti që të kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit, jemi në këto problematika sepse kjo mazhorancë nuk e ka bërë atë që duhet të bënte…Kemi problematikën e Onkologjikut, unë time më e kam humbur nga kanceri i gjakut dhe nuk e ndjej që kam bërë maksimumin ndaj saj, sepse ka shumë mungesa në pjesë e trajtimeve dhe kimioterapitë që ofrohen”, tha ai.