Studentët kanë refuzuar sërish thirrje e kryeministrit Edi Rama për dialog.
Në ditën e 10-të të revoltës studentore, ata kanë përmbysur blloqet e betonit të vendosura përpara godinës së Kryeministrisë me shënimin dialog.
Kjo pasi kërkesa e protestuesve është dorëheqja e Ramës, duke refuzuar çdo mundësi dialogu me kreun e qeverisë. Kujtojmë se një ditë më parë, protestuesit i thyen karriget ku kryeministri Edi Rama kishte vendosur ftesat për dialog.
Protesta e kësaj të enjteje mbetet e qetë deri tani, ndërsa studentëve u janë bashkuar edhe pedagogë dhe qytetarë.