Një rast skandaloz është zbuluar kur qeveria po mundohet të keq informojë publikun duke bërë propagandë në media.
Rasti më i fundit është ai i të riut Muhamet Skana, i cili u dhunua në mënyrë barbare nga policia.
Një person i panjohur është paraqitur në “Aldo Morning Show” duke u hequr si nëna e 21 vjeçarit dhe duke thënë se ky i fundit ishte paguar për të shkuar në protestë.
”Të lutem, mund të bëni një publikim që kjo nuk është mamaja jonë. Si mund të bëhen këto çmenduri’’- ka shkruar ajo në mesazhin drejtuar gazetares Denada Jushi, e cila e ka bërë publik rastin duke kërkuar që lajmet të hiqen.

Ndërkohë revolta studentore ka mbërritur në ditën e 6-të, teksa ka një pjesëmarrje masive qytetarësh.