SPAK i sekuestron telefonin Ermal Gjinajt, bashkëshortit të Ogerta Manastirliut

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar celularin e Ermal Gjinajt, bashkëshortit të ish-ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut.

Sipas informacioneve paraprake, veprimi është kryer në kuadër të një hetimi të drejtuar nga prokurorja e posaçme Dorina Bejko.

Deri më tani nuk ka detaje të tjera zyrtare lidhur me objektin e hetimit dhe arsyet konkrete që çuan në sekuestrimin e telefonit.