Studentët në Tiranë kanë bojkotuar mësimin dhe po marshojnë në rrugët e Tiranës.
Protesta e cila ishte paralajmëruar që të niste në orën 14:00, duket se do të nisë më herët, pasi të rinjtë janë tashmë në hyrje të bulevardit “Zogu i parë”, ndërsa po vijojnë marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Janë një numër i lartë studentësh, nga fakultete të ndryshme të cilët nuk janë futur në mësim këtë të mërkurë dhë kanë vendosur që të protestojnë.
Protestës i janë bashkuar edhe nxënës të gjimnazeve në kryeqytet. Studentët kishin paralajmëruar përmes rrjeteve sociale për të protestuar ditën e stome.
“Revolucion”; “Rama në burg, Berisha në burg” janë disa nga thirrjet e të rinjve teksa po vijojnë marshimin e tyre drejt Ministrisë së Arsimit.