Studentët s’ndalen para dhunës policore, mblidhen sërish te Ministria e Arsimit! Policia përdor gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse për t’i shpërndarë

Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit po vijon që prej orës 14:00, ku nuk munguan momentet e tensionit, ndërsa policia përdori dhunë ndaj tyre.

Studentët hodhën gurë dhe sende të forta në drejtim të godinës së ministrisë, por policia u kundërpërgjigj me dhunë, madje duke marrë zvarrë disa prej protestuesve, ose duke qëlluar me shkop gome disa prej tyre.

Pas marshimit dhe përplasjes me Policinë, një pjesë e studentëve protestues është rikthyer drejt vendit ku nisi protesta.

Teksa u afruan te gardhi i policisë para ministrisë së arsimit, forcat e rendit hodhën gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të tyre.

Protestuesit kërkojnë përmirësimin e arsimit dhe kushteve në tregun e punës, si dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.