BKH kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit ku ndodhet edhe Ergys Agasi, gjenden disa telefona celularë

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar kontrolle në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit, ku mes personave që mbahen të izoluar ndodhet edhe Ergys Agasi.

Gjatë kontrolleve, mësohet se janë gjetur disa telefona celularë. Megjithatë, deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar se kujt u përkasin pajisjet e sekuestruara.

Ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi operacionin, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacion lidhur me rezultatet e kontrolleve dhe rrethanat e këtij aksioni.