Ambasadori amerikan takohet me kreun e SPAK: Lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës, prioritete të Presidentit Trump

Ambasadori i ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho dhe kreun e BKH, Jon Keta.

Ambasada amerikane ka dhëne detaje rreth temave të diskutuara mes tyre.

Wendt bëri me dije se lufta kundër krimit ndërkombëtar, trafiku i narkotikëve dhe migracioni i paligjshëm mbetem prioritetet e presidentit amerikan Donald Trump.

Ky është takimi i parë mes kreut të SPAK dhe ambasadorit të ri, pak javë pasi ky i fundit mori zyrtarisht detyrën.

Postimi i ambasadës:

Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.

Ambasadori Eric Ëendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona.