Kompozitori Adrian Hila është thirrur nga Policia e Tiranës për t’u marrë në pyetje në lidhje me publikimin dhe qarkullimin në rrjet të disa videove intime.
Raportohet se Hila pritet të paraqitet pranë ambienteve të Policisë së Tiranës ku do të merret në pyetje për videot, ku ai shfaqet në momente intime me disa personazhe të spektaklit në vend.
Më herët, gjatë komunikimit telefonik, Hila ka deklaruar se nuk ndodhet në Tiranë dhe se është i tronditur nga situata e krijuar. Ai ka bërë të ditur se do të paraqitet në polici sapo të kthehet në kryeqytet
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të përcaktuar burimin e materialeve dhe personat që kanë publikuar apo shpërndarë videot në internet. Çështja i është referuar edhe Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Raportohet se hetimet janë thelluar pas konstatimit të faktit kur në video Adrian Hila i shprehet dikujt në pamje që sheh kamerën, duke i thënë se është alarm dhe jo kamera.
Një ditë më parë, Krimi Kibernetik kreu verifikime në lidhje me përmbajtjen dhe burimin e materialeve të shpërndara në rrjet.