Rama pret në Kryeministri Von del Leyen, qytetarët protestojnë! Policia tenton shpërndarjen e tyre

Qytetarët janë mbledhur pranë Kryeministrisë pasditen e sotme për të protestuar, ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.

Protestuesit janë mbledhur jashtë perimetrit të sigurisë të vendosur nga Policia ndërsa efektivët kanë tentuar që t’i largojnë.

Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, protestuesit kanë lëshuar thirrje të forta kundër Policisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Polici e Gysit”, “Polici e krimit”, “Arrestoni Ramën” dhe “Turp”, kanë qenë disa prej thirrjeve të qytetarëve.

Ndërkohe Rama dhe Von der Leyen pritet të mbajnë rreth orës 17:00 një konferencë të përbashkët për mediat. Më pas agjenda e shefes së ekzekutivit të Europës do të vijojë me takimin me Presidentin Bajram Begaj, rreth orës 18:30.