GJKKO lë në “arrest shtëpie” Vlora Hysenin, ish-drejtuesja e SHISH u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfirmuar masën e sigurisë ‘arrest ne shtëpi’ ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Ish-drejtuesja e SHISH u pyet rreth dy orë në lidhje me hetimet dhe lidhjet e saj me biznesmenin Ergys Agasi.

Kjo e fundit, pasi doli nga ambientet nuk foli për gazetarët, pavarësisht interesit të lartë, për shkak edhe të rëndësisë së kësaj çështjeje.

Vlora Hyseni dyshohet se ka ndihmuar me informacionet sekrete shtetërore biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fundit ka qënë në kërkim nga SPAK për aferën e AKSHI-t.

Ish-drejtuesja e SHISH akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për dy vepra penale: “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.