“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”, zbardhen mesazhet se si Vlora Hyseni vihet në shërbim të Ergys Agasit

Biseda të reja janë zbuluar midis drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni dhe biznesmenit Ergys Agasi, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë në kërkim për dosjen e “AKSHI-t”.

Në një prej komunikimeve të publikuara, pjesë e dosjes së SPAK, Hyseni i shkruan Agasit duke e paralajmëruar të mos përdorë një numër tjetër telefoni, pasi sipas saj ai mund të ishte në përgjim.

“Shpirt mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!”, citohet t’i shkruajë Hyseni Agasit.

Në vijim të komunikimit, Agasi e pyet nëse ekziston ndonjë rrezik për persona që ai i referohet si “çunat e mi”.

“Shpirt, a ka naj rrezik për djemtë e mi sonte?”, shkruan Agasi, sipas materialeve të bëra publike.

“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”,- ja kthen Hyseni, duke treguar për një marrëdhnëie rozë mes tyre.

Kujtojmë se GJKKO ka caktuar “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, e cila mesditën e sotme do të dalë në gjyq.

Ajo po hetohet për 2 vepra penale: “Nxjerrja e sekretit shtetëror” dhe “përkrahja e autorit të krimit të organizuar”