Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg që prej shkurtit të 2024-ës është shtruar mesditën e sotme në një spital privat në kryeqytet.
Burime për mediat bëjnë me dije se Veliaj ka dalë nga qelia në burgun e Durrësit dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit privat.
Megjithatë nuk dihen ende arsyet e shtrimit të tij në spital.
Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku i Tiranës dërgohet në një spital privat. Disa muaj më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e lythave dhe, pas disa orësh, u rikthye në qeli i shoqëruar nga forca të shumta policie.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Gjykata e Lartë la në fuqi “arrestin me burg” për Velajn, i akuzuar për disa vepra penale si: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.