Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur fajtorë 4 ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, dhe i kanë dënuar në total me 81 vite burgim.
Konkretisht, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar secili me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.
Vendimet janë të shkallës së parë dhe mund të apelohen.
Trupi gjykues i shpalli penalisht përgjegjës për ndalim arbitrar ose të paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, ndërsa rrëzoi akuzat për krime kundër njerëzimit.
Në nisje të leximit të aktgjykimit, kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari amerikan Charles Smith, theksoi se procesi nuk kishte të bënte me luftën çlirimtare të Kosovës apo me shtetin e Kosovës.
“Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me veprimet dhe sjelljet e të akuzuarve që lidhen me këtë çështje. Nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur”, është shprehur ai.
Pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së shumë qyetarë janë parë me lot në sy në Prishtinë.
“Jo në emër të popullit. Këta nuk janë shpallur fatjor në emër të popullit” thërrasin qytetarët.