GJKKO ka shpallur vendimin për shtatë të pandehurit e dosjes “Revanshi”, mes tyre Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edson Jozvik, Henerigert Mitri dhe Oltion Zefi.
Kjo çështje lidhet me një dosje të hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila kishte kërkuar në total mbi 98 vite burg për të pandehurit.
Në kuadër të dosjes “Revanshi”, hetimet zbardhën 12 ngjarje kriminale, të cilat kishin ndodhur, ishin përgatitur apo kishin dështuar gjatë vitit 2020.
Sipas akuzës, në këto ngjarje ishin përfshirë 7 grupe kriminale, me veprimtari në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Lezhën, Durrësin, Krujën, Tiranën, Vlorën dhe Burrelin.
Më herët, SPAK kishte kërkuar këto dënime për të pandehurit:
Aldo Avdyli – 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Edson Jozvik – 15 vite burg, ose 10 vite me gjykim të shkurtuar.
Oltion Zefi – 20 vite burg, ose 13 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.
Henerigert Mitri – 9 vite burg, ose 6 vite me gjykim të shkurtuar.
Altin Morina – 13 vite e 6 muaj burg, ose 9 vite me gjykim të shkurtuar.
Jozi Kraja – 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Durim Bami – 21 vite burg, ose 14 vite me gjykim të shkurtuar.