Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë.
Ngjarja është raportuar rreth orës 05:00, ndërsa menjëherë pas njoftimit, shërbimet janë nisur drejt vendit të aksidentit.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona që ndodheshin në mjet.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit dhe gjendja shëndetësore e të dëmtuarve. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.