EMRAT/ Konflikt me armë në një lokal në Tiranë, 37-vjeçari godet me qytën e pistoletës një person

Një sasi lënde narkotike është sekuestruar në paraburgimin 313 në Tiranë. Mësohet se

Një sherr është regjistruar mbrëmë në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë. Burimë bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar në lokalin “Omerta” ku Indrit Kallari ka goditur me qytën e pistoletës qe e kishte pa leje 47-vjeçarin Arben Merkaj,

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin Indrit Kallari, ndërsa Merkaj është proceduar në gjendje të lirë për “moskallëzim krimi”.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë neutralizoi një konflikt të ndodhur mbrëmë, në Laprakë, ndërmjet 2 shtetasve, njëri prej të cilëve ishte i armatosur.

Goditi me qytën e pistoletës që mbante pa leje, një 47-vjeçar, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Vihet në hetim 47-vjeçari, për moskallëzim të këtij krimi.

Sekuestrohet arma e zjarri me krehrin dhe fishekët.

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në rrugën “Eshref Frashëri”, ndërmjet 2 shtetasve, rreth orës 21:45 të datës 24.08.2026, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë në lidhje me këtë rast.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale u neutralizua konflikti, si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi I. K., 37 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me qytën e armës së zjarrit (pistoletë) që mbante pa leje, shtetasin A. M., 47 vjeç, banues në Laprakë.

Në vijim të këtyre veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për 47-vjeçarin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.