Vrasja e turistit te ‘Principotes’, zbardhet dëshmia e autorit: Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora

Është zbardhur dëshmia e parë e 29-vjeçarit Sokrat Vata, i cili akuzohet për vrasjen e turistit portugez Luis Mendes, ngjarje e ndodhur diten e djeshme në hotelin “Principotes” në Ksamil.

I riu ka thënë para grupit hetimor se sherri ka nisur fillimisht mes turistëve, të cilët kanë qenë edhe nën efektin e alkoolit.

Sipas autorit të dyshuar, ai u ka kërkuar që të mbanin qetësi, pasi në lokal kishte edhe njerëz të tjerë.

“U kërkova të mbanin qetësi, kishte edhe njerëz të tjerë”, ka deklaruar ai.

Por, duke qenë se ka qenë e pamundur për të vendosur qetësinë, ka nisur përplasja fizike mes tyre. Ai ka theksuar se thikën me të cilën goditi 20-vjeçarin nuk e ka pasur ai, por viktima.

“Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora”, mësohet të ketë deklaruar Vata para hetuesve.

Për ngjarjen e rëndë në pranga janë vënë 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.