Ervis Gjoshi është emëruar Drejtori i ri i komanduar i Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin.
Prezantimi i tij u bë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.
Gjoshi zëvendëson në këtë detyrë Arben Carën, i cili dha pak ditë më parë për arsye që ende nuk dihen.
Kujtojmë se Arben Cara qëndronte në krye të Shërbimit Zjarrfikës që prej shkurtit të vitit 2024.
Largimi i tij vjen në një moment ku vendi po përballet me situata zjarri në disa qarqe.