E rëndë në Pogradec! 32-vjeçari mbytet në liqen, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në liqenin e Pogradecit këtë të hënë, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, i riu, i identifikuar K.R., ka qenë në varkë së bashku me dy persona të tjerë.

Për arsye që ende nuk janë të qarta, ai është hedhur në ujë, por nuk ka mundur të dalë në sipërfaqe.

Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit nga ujërat e liqenit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.