Një shpërthim me tritol është regjistruar sot në fshatin Shënkoll të Lezhës, në portën e murit rrethues të një banese.
Policia sqaron se lënda plasëse u vendos në banesën e një 73-vjeçari. Si pasojë e shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Lezhë/ Rreth orës 04:00, në fshatin Shënkoll, në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit M. D., 73 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet, një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, në Laç, Sierdi Kolziu, 28 vjeç, ka kallëzuar në Polici se, teksa po lëvizte në këmbë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, pa shkaktuar dëmtime.
Kurbin/ Rreth orës 23:55, në Laç, shtetasi S. K., 28 vjeç, banues në Laç, ka kallëzuar se, duke lëvizur në këmbë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, pa shkaktuar dëmtime.