Ambasada amerikane ndan mesazhin e Marco Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

“Një vend që nuk është në gjendje të ndërtojë anije, të prodhojë ilaçe, të kontrollojë imigracionin ose të sigurojë qasje në burimet jetike, nuk mund të mbrojë popullin e tij, nuk mund të mbrojë interesat e tij dhe nuk mund të mbrojë mënyrën e tij të jetesës”- është mesazhi i Rubios, i publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë.

Mesazhi nuk specifikon një shtet apo qeveri të veçantë, por vjen në një kohë kur këto çështje janë pjesë e debatit edhe në Shqipëri.