Humbi ndjenjat duke punuar në një kantier ndërtimi, 40-vjeçari ndërron jetë në spital

Një 40-vjeçar ka humbur jetën sot në Durrës, pasi humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, ku shtetasi me inicialet E. L., rreth 40 vjeç, është ndjerë keq teksa punonte.

Ai u transportua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.