Zegjine Çaushi gjen rrush të zi në mes të vreshtave me rrush të bardhë

Nuk kanë të ndalur “gafat” e deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Caushi.

E njohur më shumë për “bëmat” e saj në rrjete sociale apo edhe fjalimet me gabime në Kuvend, deputetja socialiste nuk është mjaftuar me kaq.

Ditën e sotme, ajo ka publikuar foto me një bistak rrush në dorë pas një vizite në Kurjan në Fierit. Duke dashur të mbështesë punën e fermerëve në këtë zonë, Zegjineja ka vendosur të bëjë edhe foto për t’ua treguar ndjekësve të saj në Facebook, por pa e menduar shumë gjatë.

Edhe pse gjendet në mes të vreshtave me rrush të bardhë, ajo pozon me një bistak rrush të zi, të cilin e mban si një torfe në dorë. Siç duket, Zegjineja, ka ngatërruar vreshtat, pasi rrushin e zi na e reklamon mes vreshtave të rrushit të bardhë.

Ndërkohë ajo bie në sy është se Zegjineja ka limituar edhe komentet në postimin e saj.