Është mbyllur zyrtarisht afati për paraqitjen e kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Në garë për drejtimin e institucionit janë pesë emra që kanë depozituar dokumentacionin brenda afatit të përcaktuar.
Sipas listës së kandidatëve të regjistruar, në proces marrin pjesë Adnan Xholi, Arta Marku, Fatjona Memçaj, Rovena Zoto dhe Ylli Pjeternikaj.
Me përfundimin e fazës së aplikimeve, procedura kalon në verifikimin e dokumentacionit dhe vlerësimin e kandidatëve, proces që do të zhvillohet në bazë të kritereve ligjore të parashikuara për këtë funksion.
Pas përfundimit të këtyre etapave do të vijojnë fazat e tjera të përzgjedhjes, deri në emërimin e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Përgjithshme.