Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe Taulant Ballën, duke deklaruar se përpjekjet për t’i shpëtuar drejtësisë janë të kota.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se Rama dhe Balla kanë “një problem shumë të madh”: nuk mund të mbeten shtatzënë, duke iu referuar justifikimit për t’iu shmangur drejtësisë nga gratë e mazhorancës socialiste në vitet e fundit.
“Edi Rama dhe Taulant Balla kanë një problem shumë të madh. Nuk mbeten dot shtatzënë. Ej, po lini nam. Nuk i shpëtoni dot drejtësisë. Kot e keni”, deklaron Shehaj në video.
Kreu i Mundësia akuzon mazhorancën se për vite me radhë ka vepruar sikur ishte mbi ligjin dhe se tashmë, përballë drejtësisë, po përpiqet të përdorë çdo mënyrë për t’iu shmangur përgjegjësisë.
“Vodhën pa limit sepse mendonin se ishin mbi ligjin. Tani nuk dinë nga t’ia mbajnë dhe po përdorin gjithçka për t’i shpëtuar drejtësisë”, shkruan Shehaj në postimin që shoqëron videon.