Protestat për largimin e tij në muajin e tretë, Rama nis pushimet në Dhërmi

Teksa vendi zien prej më shumë se dy muaj nga protestat që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka vendosur që të relaksohet në plazhin e Dhërmiut.

Në pamjet e shpërndara në rrjet, kreu i qeverisë shfaqet duke shijuar një xhiro me skaf, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Në skaf shihen gjithashtu edhe dy fëmijë të vegjël.

Pamjet ku Rama shfaqet me kapele dhe syze dielli janë postuar në rrjet nga “Antidroga”, një prej faqeve qe ka qenë më aktive për protestat e qytetarëve.

Kryeministri shqiptar shfaqet i qetë dhe i relaksuar, pavarësisht se qytetarët kërkojnë largimin e tij, pas disa skandaleve te qeverisë.