Trafikonin emigrantë në këmbim të mijëra eurove, GJKKO dënon 28 persona

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për një grup të strukturuar kriminal të akuzuar për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit, duke dënuar në total me 155 vite burg 28 të pandehur.

Me vendimin nr. 65, datë 3 gusht 2026, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Irena Gjoka dhe Atalanta Zeqiraj ka dhënë dënimet për të pandehurit e këtij grupi, ku bënin pjesë persona si Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Roland Islamaj dhe të tjerë.

Grupi sipas hetimeve të SPAK çonte emigrantë të paligjshëm në disa vende të botës, kundrejt pagesave prej mijëra euro. 

Sipas dosjes hetimore, shtetasit shqiptarë largoheshin fillimisht nga Shqipëria me pasaportat e tyre origjinale brenda zonës Schengen, ndërsa dokumentet false për udhëtimet drejt Britanisë së Madhe dhe Irlandës u dërgoheshin më pas në hotelet ku qëndronin në Spanjë.