“Mëso nga lumi”, mesazhi i koduar i Spiropalit

Ish-ministrja elisa Spiropali ka bërë një reagim në rrjete sociale, duke shpërndarë edhe një mesazh të koduar.

Teksa ka postuar një foto të vajzës saj duke ecur buzë një lumi, ajo shkruan: Mëso nga lumi, pengesat mund ta detyrojnë të ndryshojë rrjedhën, por kurrë destinacionin.

Kujtojmë se Ppas largimit nga posti i ministres së Jashtme, Spiropali ka qenë një prej zërave kritikë brenda grupit parlamentar socialist.

Mospjesëmarrja e saj në Kuvend gjatë votimit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku solli edhe përplasje me kryeministrin Edi Rama, i cili e paralajmëroi:

“Herën e parë nuk votove, herën e dytë bëre çarçaf,  herën e 3-të del nga Grupi”- mësohet të ketë thënë Rama gjatë një mbledhje me socialistët.