Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysa është emëruar si Drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Hysa do të zëvendësojë Zana Çelën, e cila drejtonte më herët Agjencinë Kombëtare të Turizmit.
Jola Hysaj u dorëhoq nga pozicioni i Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun dhe nga anëtarësia e Partisë Demokratike në mars të vitit 2026, pas një angazhimi dydekadësh.
Hysaj shkroi se dorëheqja vjen pas një sërë zhvillimesh dhe vendimmarrjesh që sipas saj janë larguar nga parimet mbi të cilat duhet të funksionojë një parti demokratike.
Ajo shprehej se funksioni i saj si Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun është përdorur kryesisht për imazhin publik, ndërsa kompetencat reale janë kufizuar, duke e bërë pozicionin formal pa përmbajtje.