Ylli Pjetërnikaj është kandidati i tretë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Mësohet se Pjetërnikaj ka dorëzuar dokumentet dhe ka shprehur interesin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të konkurruar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm .
Ylli Pjetërnikaj është prokuror dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës, me gradën akademike Doktor i Shkencave në fushën e së drejtës.
Deri më tani, kërkesat për kandidim i kanë dorëzuar Adnan Xholi dhe Rovena Zoto. Ndërkohë afati për paraqitjen e kandidaturave përfundon më 1 gusht.