Protestat në Tiranë kundër qeverisë dhe me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama kanë shënuar dy muaj, ndërsa qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar mobilizimin.
Ashtu si çdo ditë, qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej dhe më pas vijojnë me marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, me pankarta dhe thirrje: “Rama jep dorëheqjen”; “Rama në burg, Berisha në burg”.
Pas qëndrimit para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit.
Organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa pjesëmarrësit shprehen se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.
Kujtojmë se ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është kthyer në një revoltë të gjerë kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndërtimin e një sistemi të ri politik.