Konflikti ku u përfshi i kërkuari nga SPAK, AMP sekuestron armën e efektivit Leonard Xhamollari

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e zjarrit të efektivit të policisë në Durrës, Leonard Xhamollari, i cili dyshohet se është përfshirë në një sherr, pjesë e të cilit u bë edhe 41-vjeçari Denis Tafili, i kërkuar nga SPAK.

Mësohet se efektivi ka qenë prezent në lokal kur ka ndodhur sherri, por në deklarimet e tij para agjentëve të AMP-së ka deklaruar se nuk ka lidhje me të kërkuarin e SPAK.

Raportohet se Edison Gjuzi, i cili u dhunua me qytën e pistoletës nga Tafili, pretendon se ka parë efektivin e policisë disa herë nën shoqërinë e të kërkuarit nga SPAK dhe personit tjetër që e dhunuan.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është duke verifikuar kamerat e sigurisë për të mësuar nëse efektivi ka favorizuar të kërkuarin e SPAK, Denis Tafili.