Moti i keq i ka marrë jetën një peshkatari në qytetin e Sarandës.
Mësohet se 61-vjeçari Mihal Zoi u gjet i pajetë këtë të enjte në zonën e Ksamilit.
Gjatë kërkimeve, Policia ka gjetur edhe mjetin lundrues të 61-vjeçarit, i cili ishte fundosur. Viktima jetonte vetëm, pasi ishte i divorcuar dhe fëmijët i kishte në Greqi.
61-vjeçari është viktima e dytë si pasojë e stuhisë që goditi dje jugun e vendit, ndërsa më herët një elektricist humbi jetën gjatë ndërhyrjeve në Himarë për rikthimin e energjisë elektrike.
Kujtojmë se moti i keq që përfshiu vendin gjatë natës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, kryesisht në qytetet bregdetare.