Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është përgjigjur kreut të grupit paralamentar socialist Taulant Ballës pasi ky i fundit publikoi të dhëna të vendndodhjes së shtëpisë në Itali ku jetojnë fëmijët e tij së bashku me bashkëshorten.
Në një video të filmuar përpara Kryeministrisë, Shehaj thotë se të dhënat për shtëpinë e familjarëve të tij janë publikuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
“Sot Edi Rama ka dërguar Taulant Ballën tek shtëpia ime, ka filmuar shtëpinë ku jetojnë fëmijët e mi, bashkëshortja ime, kur kalojnë verën, me adresë, duke ia bërë me gisht: këtu janë!”, shprehet Shehaj.
Kjo sipas kreut të Mundësia bëhet për shkak se qeveria kërkon të mbyllë gojën e deputetëve të Mundësia dhe të ndalen nga denoncimet e skandaleve korruptive të Ramës.
Shehaj jep një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama dhe shprehet i bindur se aksioni opozitar në Parlament do të vijojë pa u trembur nga shandazhet.
“Pse e bën Edi Rama këtë? Sepse është i dëshpëruar, por një gjë ta kesh të qartë: Ne nuk ndalemi! Nuk na trembni dot, as me filmime dhe as me Taulant-a, as me krimin as me oligarkët, as me mediat tuaja të cilat i financoni me paratë e qytetarëve shqiptarë”, e mbyll reagimin e tij Shehaj.
Reagimi i plotë i Shehajt:
Sot Edi Rama ka dërguar Taulant Ballën tek shtëpia ime, ka filmuar shtëpinë ku jetojnë fëmijët e mi, bashkëshortja ime, kur kalojnë verën, me adresë, duke ia bërë me gisht: këtu janë!
Tani, pse e bën Edi Rama këtë?
Sepse është i dëshpëruar, por një gjë ta kesh të qartë:
Ne nuk ndalemi!
Nuk na trembni dot, as me filmime dhe as me Taulant-a, as me krimin as me oligarkët, as me mediat tuaja të cilat i financoni me paratë e qytetarëve shqiptarë