Gazetari Osman Stafa ka bërë një denoncim në rrjete sociale, ku QSUT kërkon donacione nga qytetarët shqiptarë për të blerë disa pajisje.
Absurdi vjen në një kohë kur qeveria shqiptare financoi me 4.2 milionë euro koncertin e Kanye West, para të hequra nga fondi i emergjencës.
Gazetari ka publikuar dokumentin e marrë nga faqja e QSUT, ku renditen të gjitha pajisjet qe kërkohen të blihen përmes këtyre donacioneve.
Stafa ka bërë edhe një përllogaritje të këtyre pajisjeve të nevojshme, diagnostikuese dhe jetëshpëtuese, dhe që shkojnë ne vlerën 3.4 milionë euro.
Gazetari nënvizon që miliona eurot që u dhanë për koncertin, mund të përdoreshin për këto pajisje, që janë në mungesë në QSUT.