Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook, lidhur me disa review negative (vlerësime) për Kalanë e Rozafës në Shkodër.
Duke u munduar që ti lidh këto vlerësime me protestat që kërkojnë largimin e tij, komentet tregojnë të kundërtën, duke rënë në “grackën” e tij.
Shumica e review-ve negative jane bërë para se te fillonte protesta dhe tregojnë për gjendjen e kalasë. Komentet, sic shihen ne video, janë të para disa muajve apo një viti. Ndërkohë vlerësimet e bëra së fundmi janë vetëm për restorantin, ku klientët kanë mbetur të pakënaqur.
Këta ja kanë vënë në dukje edhe disa komentues, duke e akuzuar Ramën si manipulues dhe hipokrit. Nje komentuese i shkruante se dhe ‘kulla Eiffel merr nga një yll, por s’kanë dënuar njëri’, duke iu pergjigjur Rames, i cili kerkonte qe Prokuroria të veprojë një orë e më parë.



