Zbardhet vrasja e 40-vjeçarit në Laç, autori me precedent të theksuar kriminal brenda dhe jashtë vendit

Policia e Lezhës ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit, Ilir Gjini, i njohur edhe me 3 mbiemra të tjerë, Kokaj, Lika e Nure, ngjarje e ndodhur mbremjen e djeshme ne Laç.

Policia ka arritur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin 40-vjeçarin Emiljan Suti, alias Artur Suti me precedent të theksuar kriminal, brenda dhe jashtë vendit.

Nga verifikimet rezultoi se Suti ishte dënuar më parë me 5 vjet burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, rezulton i arrestuar në Belgjikë për vjedhje.

“Si rezultat i hetimeve intensive dhe profesionale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë, menjëherë pas vrasjes me armë zjarri të shtetasit I. Gj., alias I. L., alias I. K., alias I. N., rreth orës 22:10 të datës 09.07.2026, në Kurbin, u bë i mundur identifikimi i autorit kryesor të dyshuar të këtij krimi.

Konkretisht, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi E. S., alias A. S., 40 vjeç, banues në Laç.

Nga verifikimet rezultoi se 40-vjeçari ishte dënuar më parë me 5 vjet burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, rezulton i arrestuar në Belgjikë për vjedhje.

Për kapjen e 40-vjeçarit, në ndihmë të Policisë vendore janë angazhuar edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Kontrollet vijojnë intensivisht”- njoftoi policia.

Ndërkaq, hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.