Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të mërkurë në Krujë.
Raportohet se lënda plasëse ishte vendosur tek një automjet. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie ku duket autori i cili pasi ka vendosur lëndën plasëse është larguar me këmbë. Sasia e tritolit ka qenë e vogël dhe pista kryesore që po verifikohet është ajo e një konflikti të mëparshëm.
Policia dyshon se lënda plasëse është vendosur si paralajmërim për pronarin e mjetit.