Marshim dhe thirrje kundër qeverisë, protesta për largimin e Ramës në ditën e 37-të

Qytetarët shqiptarë po protestojnë për të 37-ën ditë me radhë kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Ashtu si çdo ditë, qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej dhe më pas vijojnë me marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, me pankarta dhe thirrje: “Rama jep dorëheqjen”; “Rama në burg, Berisha në burg”.

Pas qëndrimit para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit.

Pavarësisht temperaturave të larta, pjesëmarrja në protestë ka qenë e lartë gjatë gjithë këtyre ditëve.

Kërkesa kryesore mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 32-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave.