Kryeministri Edi Rama festoon këtë të shtunë 62-vjetorin e lindjes teksa ka ndarë një mesazh falënderimi në rrjetet sociale për të gjitha urimet e marra gjatë ditës.
Ajo që bie në sy është edhe fotoja e tij me simbolin e flamingos.
Kreu i qeverisë shprehet se e ka të pamundur t’u përgjigjet individualisht të gjitha urimeve, ndërsa ka ironizuar komentet negative.
“Faleminderit për urimet e panumërta… e pamundur t’u përgjigjem të gjithave, prandaj po ju përcjell këtu falënderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon. Dhe faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”, shkruan ai.