Zhvatja e 50 mln € nga evropianët përmes Call Center-ave, Granit Pepnika arrestohet në Dhërmi

Granit Pepnikaj, në kërkim si pjesë e grupit që iu zhvati 50 milionë euro qytetarëve evropianë përmes mashtrimit me Call Centera është arrestuar nga Policia e Vlorës në Dhërmi, ku ndodhej i fshehur në një rezidencë.

Ai u lokalizua dhe u ndalua në kompleksin “Olea Residence” në Dhërmi, pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Vlorës.

Pepnikaj ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për një skemë mashtrimi financiar ndaj qytetarëve të vendeve të Bashkimit Europian, e realizuar përmes Call Center-ave.

Gjykata kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest me burg” për Pepnikajn, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të këtij hetimi.

Ai dyshohet për veprat penale të mashtrimit kompjuterik dhe pastrimit të parave, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar edhe urdhër arresti pas identifikimit si një nga figurat kryesore të grupit.