20 është numri i protestuesve të shoqëruar në komisariat pas tensioneve dhe përplasjeve me policinë para Kuvendit.
Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë përplasjeve kanë mbetur të lënduar edhe 9 efektivë.
Ndërkohë një grup qytetarësh ndodhen para komisariatit nr.4 në Tiranë duke kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar.
Protesta para Kuvendit u shoqërua me tensione të forta mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të kaluar makinat e zyrtarëve të Partisë Socialiste, policia përdori autobot me ujë dhe gaz lotsjellës.
Aktualisht protestuesit janë shpërndarë në disa zona të kryeqytetit.