Kryetari i Partisë Mundësia takoi brenda qelisë së komisariatit 1 të policisë gjashtë protestuesit e arrestuar në mënyrë të dhunshme sot teksa po protestonin para Parlamentit.
Shehaj ndau pamje nga biseda me protestuesit në qeli, i shoqëruar nga deputeti i Mundësia, Erald Kapri.
Shehaj thotë se protestuesit janë mirë, me moralin lart, dhe do të lirohen sot nga komisariati
Deklarata e Shehaj:
“Ky është komisariati nr. 1. Këtu janë shoqëruar të gjashtë protestuesit që janë dhunuar përpara parlamentit.
Patëm mundësi të filsnim me ta, janë mirë, e dinë shumë mirë arsyen pse janë shoqëruar, janë shoqëruar për arsye politike, sepse Edi Rama do të shojë protestën dhe do t’i trembi, dhe duke i dhunuar mendon se mund të trembi ata dhe protestuesit e tjerë.
Kush janë të shoqëruarit?
Janë Shkelzen Bushi Dritan Goxhaj, Flavio Ndreca, Asim Prenzaj, Arjan Taipi dhe Marjan Rama. Janë të gjashtë këtu, janë shumë mirë, moralin e kanë shumë të lartë, mezi presin të dalin nga komisariati për t’iu rikthyer protestave. Besoj se brenda orës pesë duhet të dalin sepse është afati i pesë orëve pas shoqërimit. Ngaqë nuk kanë asnjë provë dhe nuk është kryer asnjë krim, automatikisht policia duhet t’i lirojë.”