Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në autostradën Tiranë-Durrës ku raportohet se kanë humbur jetën dy persona.
Mësohet se një autobus që transportonte pasagjerë drejt Beratit është përmbysur në autostradë. Paraprakisht dyshohet për dy të vdekur.
Ndërkohë nuk dihet se sa është numri i pasagjerëve të lënduar.
Shërbimet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje për të nxjerrë nga furgoni i përmbysur anës rrugës në kanal, pasagjerët e bllokuar. Aktualisht nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.
Pritet që blutë e Tiranës të dalin me një njoftim për ngjarjes.