Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerr urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për Igballe Huduti (Berisha).
Sipas informacioneve të bëra publike, vendimi është marrë mbi bazën e të dhënave dhe vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse, të cilat e konsiderojnë veprimtarinë e saj si kërcënim për sigurinë kombëtare, rendin kushtetues dhe sigurinë publike në vend.
Urdhri i ministrit i është përcjellë për zbatim Policisë së Shtetit, si dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, të cilat do të ndjekin procedurat përkatëse.
Kujtojmë se Huduti ka marrë pjesë në protestat qytetare në Tiranë. Gjithashtu këtë të enjte kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me Hudutin të cilën e ka cilësuar si një përfituese dhe jo protestuese.