Vrau me thikë vëllain pas sherrit, arrestohet 76 vjeçari në Kavajë! Ngjarja e rëndë për motive të dobëta

Ka rënë në prangat e policisë 76 vjeçari në Kavajë, i cili një ditë më parë vrau me thikë vëllain e tij.

Policia sqaron se ngjarje e rëndë mes dy vëllezërve Muharrem dhe Eqerem Rreshka, ka ndodhur për motive të dobëta.

Raportohet se 76 vjeçari ka shprehur pendesë për krimin që kreu, Ndërkohë Policia ka sekuestruar edhe thikën e përdorur nga 76-vjeçari, me të cilën i mori jetën vëllait të tij.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet M. Rr., 76 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e dejshme, në fshatin Agonas, Kavajë, ka vrarë me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç.
Thika që dyshohet se u përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.