Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për amnistinë penale.
Ndërkohë i pranishëm në votim ishte edhe kryeministri Edi Rama, pasi amnistia penale kërkon shumicë të cilësuar.
Ndërkohë, deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim, duke bojkotuar procesin.
Të pranishëm ishin vetëm deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi dhe deputetet e Mundësisë, Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
Pavarësisht debatit në Kuvend, amnistia penale u votua me 84 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Me miratimin e projektligjit, 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 persona do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur.